Google ADS

Reagon Federata e Xhudos së Kosovës: Ne besojmë në pafajësinë e Akilit dhe urojmë që organet e rendit të drejtësisë sa më parë të zbardhin rastin

20:53 | 16 Prill 2024
D.H

Akil Gjakova dyshohet se ka kryer sulm fizik ndaj gruas së tij.

Teksa ditën e shtunë është denoncuar në polici nga gruaja e tij, shkruan Arbresh.info.

Kurse sot Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim xhudistin kosovar i cili është një nga më të mirët në botë në kategorinë e tij -73 kg.

Gjakova thuhet se ka kryer sulm fizik ndaj gruas së tij.

Ndërsa tani më lidhur me këtë rast ka reaguar edhe Federata e Xhudos së Kosovës.

Në një postim në rrjetin social Facebook, kjo federatë dënon fuqishëm çdo formë dhune.

Ndërsa beson fuqishëm në pafajasinë e xhudistit Akil Gjakova dhe ftojnë të gjithë mediat të tregojnë maturi në këtë rast që të mos njollosin emrin e njeriut që solli shumë medalje të xhudos për vendin e Kosovës.

“Ne besojmë në pafajësinë e Akilit dhe urojmë që organet e rendit të drejtësisë sa më parë të zbardhin rastin. Andaj ftojmë mediat të tregojnë maturi në trajtimin e këtij rasti dhe të ndalojnë njollosjen dhe gjykimin publik të një nga figurave që vazhdon të promovoj imazhin pozitiv të vendit tonë”, shkruhet në reagimin e federatës së xhudos.

Gjithashtu ata bëjnë me dije se Akili është jashtë territorit të Kosovës.

Reagimi i plotë pa ndërhyrje:

Federata e Xhudos e Kosovës dënon fuqishëm çdo formë dhune dhe jemi thellësisht të shqetësuar për ngjarjet e fundit në vendin tonë.

Ne e kemi për prioritet të mbrojmë dhe të promovojmë barazinë gjinore, e cila është e vërtetuar me arritjet kulminante dhe përkrahjen e shkëlqyeshme të sportisteve tona.

Ne besojmë në pafajësinë e Akilit dhe urojmë që organet e rendit të drejtësisë sa më parë të zbardhin rastin. Andaj ftojmë mediat të tregojnë maturi në trajtimin e këtij rasti dhe të ndalojnë njollosjen dhe gjykimin publik të një nga figurave që vazhdon të promovoj imazhin pozitiv të vendit tonë.

Akili momentalisht ndodhet jashtë territorit të Kosovës, dhe do të dorëzohet menjëherë tek organet e rendit dhe të drejtësisë në momentin që do të arrijë në Kosovë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme