Reagon edhe Këshilli Prokurorial ndaj kërcënimit të prokurorit Naim Abazi

15:52 | 14 Prill 2021
M. A.

Këshilli Prokurorial i Kosovës dënon fuqishëm kërcënimin ndaj prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Naim Abazi.

Kërcënimi ndaj prokurorit është i plotësisht i papranueshme dhe ka për qëllim pengimin në ushtrimin e funksionit të tij kushtetuese dhe ligjore.

Këshilli Prokurorial qëndron fuqishëm në përkrahje të prokurorit Naim Abazi dhe ofron mbështetje të plotë për punën e tij gjatë ushtrimit të funksionit në ndjekjen e kryeseve të veprave penale.

KPK-ja siguron opinionin publik se kërcënimet ndaj prokurorëve nuk do t’i zmbrapsin synimet dhe përpjekjet e vazhdueshme për fuqizimin e shtetit ligjor, ndërsa organet kompetente janë duke vepruar në trajtimin me prioritet të këtij rasti penal. ​

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme