Reagon edhe Hashim Thaçi

22:46 | 27 Prill 2017
M. A.

Edhe presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar për situatën e tensionuar në Maqedoni.

Situata në Maqedoni ishte përshkallëzuar pasi Talat Xhaferi u shpall kryetar i Kuvendit maqedonas, dhe me këtë rast protestuesit kanë hyrë brenda parlamentit duke lënduar disa deputetë.

“Qytetarët nuk duhet të bien pre e provokimeve pas situatës në Maqedoni. Shpresojmë që fqinjët do të lëvizin drejt rrugës Euroatlantike”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

screenshot-1_1493325630-8778560

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme