Reagon djaloshi që u bë i njohur nga video ‘a ban me fol’

22:43 | 6 Mars 2019
L G

Ka disa ditë që në media janë shpërndarë lajme për protagonistët e videos që në publik u njohë si ‘a bën me fol’.

Videoja u bë shpejt virale dhe u përdor për qëllime qesharake, ndërsa në anën tjetër u shpërndanë video se djaloshi që ishte pjesë e videos kishte lënë studimet shkaku i përqeshjeve.

Një person pa foto të profilit në rrjetin social Facebook, i quajtur Ilir Hajraj ka shkruar një postim ku ka thënë se ai është djaloshi tek videoja ‘a bën me fol’.

Përmes këtij statusi ai ka thënë se ka dashur të thyejë heshtjen pas dezinformatave të shumta në publik se gjoja ai ka lënë studimet dhe familja e tij nuk kanë kushte financiare.

Hajraj ka thënë se këto lajme nuk janë të vërteta dhe që nga sot e tutje, kushdo që shpif në emër të tij apo familjes të tij, do të përballet me të në gjykatë.

https://www.facebook.com/lirhajra/posts/2326710707368550

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme