Ditë më parë në njërin nga portalet vendore ka qarkulluar një lajmë me titull “Nënkryetari i Nisma ne Vushtrri qe nuk di te shkruaj thërret që të rrëzohet Kalaja” lidhur me këtë përmes një komunikata për media dega e Nismës në Vushtrri ka reaguar duke thënë se Armend Kurti nuk ka ushtruar asnjë funksion në këtë degë.
Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë të Nismës:
Dega e Nisma’s për Vushtrri ne lidhje me artikullin e botuar të gazetës Prishtina të datës 17.07.2017 me titull “Nënkryetari i Nisma ne Vushtrri qe nuk di te shkruaj thërret që të rrëzohet Kalaja” , reagon fuqishëm përmes kësaj :
K O M U N I K A T
Në rendë të parë për hir te informimit të publikut e sidomos qytetarëve të Vushtrrisë, i informojmë se Subjekti politik NISMA është parti politike me orientim Social Demokrat , dhe në bazë të programit dhe statusit të saj, parashihet që degët e Nisma’s të përfaqësohen vetëm nga Kryetari dhe sekretari i degë’s.
Andaj janë të paqëndrueshme dhe të pa vërteta linçimet te cilat i ka bërë gazeta në fjalë për arsye se , z.Armend I. Kurti asnjëherë nuk ka qenë nënkryetar i degës ,dhe se po i njëjti nuk ka ushtruar asnjë funksion të lartë në degën e Nisma’s për Vushtrri.
Andaj komentet e tij në lidhje me Kalanë e Vushtrrisë është e drejtë e tij personale që nuk ka të bëjë aspak me degën e Nisma’s për Vushtrri.
Andaj lajmi nuk është real , dhe dëshmon edhe një herë tendencat e mediave të ndryshme private që propagandojnë negativisht për subjektin tonë politik.
I bëjmë thirrje gazetës në fjalë që ta demantoj këtë lajm të saj të pavërtetë ne lidhje me postin e tij si nënkryetar i degës së Nisma’s për Vushtrri.
Zyra për informim e degës së Nisma’s për Vushtrri.
Dëmtohet kablloja elektrike nënujore që lidh Finlandën dhe E...
Pritjet në piken kufitare te Dheu i Bardhë mbi gjysmë ore
Presidenti i FFK-së takohet me kryetarin e Gjilanit, diskuto...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në ceremoninë e vënies së g...
Gjesti ia mori dhe ia veshi duksin dhuratë të Xhenetës – ja ...
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë KRU “Hidroregjioni Jugo...