Ish-komandanti i FARK-ut që iu bashkua PDK-së ditë më parë, Hisen Berisha, ka thënë se u bashkua me këtë parti, pasi që LDK-ja nuk e futi në listën e saj.
Por, pas kësaj deklarate të Hisen Berishës në Analiza Zgjedhore të Klan Kosovës pati një reagim nga dega e LDK-së në Gjakovë.
Në këtë reagim thuhet se Hisen Berisha është votuar për kandidat në mënyrë unanime nga dega e Gjakovës, por se ai nuk e ka plotësuar formularin as pasi është telefonuar, duke e mohuar kategorikisht se LDK-ja e ka larguar nga lista.
Megjithatë, Berisha ka insistuar në versionin e tij.
“Ju e dini se është standard që futja e emrit në një listë partiake dhe dërgimi në qendër nuk mund të bëhet pa konfirmimin e personit”.
“Është e vërtetë se më kanë telefonuar, unë kam qenë në Mal të Zi. Personi që më ka telefonuar më ka thënë: ‘Kryetari po thotë duhet me ardhë deri në orën 15:00’. Unë nuk kisha shansë dhe i kam thënë: ‘Lëshoje në interfon sepse nuk kam shansë me ardhë’, por e kam konfirmuar”.
“Ju jam shumë mirënjohës atyre që janë në Gjakovë. Le ta gjejnë një deklaratë me shkrim ose me zë ku unë e them të kundërtën”.
“Nëse më ka dashtë LDK-ja, unë më 8 prill 2014 e kam përfunduar procesin e rishikimit të sektorit të sigurisë dhe nga ai moment kam qenë i gatshëm që ta lë Forcën”.
“Menjëherë pas luftës, mua më kanë kërkuar dy partitë kryesore. Hashim Thaçi përmes grupit “Feliksat” që janë luftëtarë dhe bashkëpunëtorë të tij të ngushtë dhe vet presidenti”.
“Me të dy jam takuar dhe u kam dhënë të njëjtën përgjigje. Para luftës ka pasë profesora, doktora dhe njerëz më tituj shkencor, por është dashur ta bëjmë UÇK-në dhe ta çlirojmë Kosovën”.
“Pas luftës, me ndërtu shtetin e Kosovës është dashur ta krijojmë Ushtrinë e Kosovës. Unë kam vlerësuar se kontributi im do të jetë më i madh këtu”.
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...