Reagon Çitaku pas suspendimit të kryesindikalistit të Trepçës dhe katër anëtarëve të tjerë

18:15 | 30 Tetor 2023
E.H

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pas vendimit për suspendimin e kryetarit të Sindikatës së

Minatorëve të Trepçës dhe katër anëtarëve tjerë të saj, duke e quajtur të padrejtë.

“Vendimet si ky jo vetëm që janë të padrejta, por edhe shpërfaqin brutalisht hipokrizinë e partisë shtet”, ka shkruar ajo në një postim në rrjetin social Facebook, përcjell Arbresh.info.

“Në opozitë të majtë dhe me sindikata, në qeverisje shtypësit më të mëdhenj të tyre”, ka shtuar Çitaku./Arbresh.info

Lexo edhe:

Suspendohen nga puna në Trepçë, kryetari i sindikatës dhe katër të tjerë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme