Pasi deputetja e AAK’së, Time Kadriaj, tha që u.d. e presidentit, Vjosa Osmani, duhet të shkarkojë edhe burrin e saj, pasi sipas saj, ai merr pagën e konsullit në Shkup, ndërsa qëndron në Prishtinë, ka reaguar Prindon Sadriu.
Ai, përmes një postimi në Facebook ka paralajmëruar edhe padi ndaj Kadrijajt,
Sadriu, ka thënë se nuk është, por as nuk ka qenë ndonjëherë Konsull.
“Si Kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme duhet ta dini se Presidentja u.d., nuk emëron e as shkarkon diplomatë të nivelit tim, por vetëm Shefa të misioneve. Për fat të keq ju —dhe të tjerët si ju —ma keni mohuar mundësinë për të qenë Shef Misioni sepse nuk ju ka interesuar profesionalizmi në shërbimin e jashtëm”. ka shkruar Sadriu. /arbresh.info/
Postimi i plotë:
1. Znj. Time Kadrijaj do të paditet për shpifje;
2. Unë nuk jam, dhe as nuk kam qenë ndonjëherë Konsull;
3. I përkas grupit të gjashtë diplomatëve të parë të karrierës në MPJ të punësuar përmes konkursit në vitin 2008 — shumë vite para se të njihesha me Vjosën;
4. Si Kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme duhet ta dini se Presidentja u.d., nuk emëron e as shkarkon diplomatë të nivelit tim, por vetëm Shefa të misioneve. Për fat të keq ju —dhe të tjerët si ju —ma keni mohuar mundësinë për të qenë Shef Misioni sepse nuk ju ka interesuar profesionalizmi në shërbimin e jashtëm;
5. Duke përfshi përvojën në Kuvendin e Shqipërisë dhe Kongresin Amerikan kam gjithsejë 14 vite përvojë relevante në fushën e marrëdhenieve me jashtë, ndërsa 16 vite përvojë pune profesionale.
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...