Google ADS

Reagon Borrell pas tensioneve në veri: Të ndalen menjëherë incidentet e dhunshme

13:39 | 13 Tetor 2021
Arditë Shkodra

Shefi i Lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimi Evropian, Josep Borrell ka reaguar lidhur me situatën në veri të Mitrovicës.

Borell përmes një shkrimi në Twitter ka thënë se incidentet e dhunshme në veri duhet te ndalen menjëherë, transmeton arbresh.info

Ndryshe Policia e Kosovës ishte duke kryer një aksion kundër kontrabandimit të mallrave, mirëpo gjatë këtij aksioni ata janë sulmuar nga serbët lokalë me gur, shok bomba, gaz lotsjellës.

Si rezultat i krejt kësaj, 6 pjesëtar të policisë mbetën të lënduar ndërsa 8 persona janë arrestuar.

Incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë. Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme. Të gjitha çështjet e hapura duhet të adresohen përmes Dialogut të lehtësuar nga BE. Ne jemi në kontakt me Beogradin dhe Prishtinë’, ka shkruar Borrell në Twitter./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme