Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, se “nëse e duan Kosovën etnikisht pa serbë, atëherë le të bëjnë hajgare.”
Këto deklarata kishin ardhur pas raportimeve për mundësinë e ekstradimit të ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, në Serbi, i ndaluar nga policia franceze tre muaj më parë, në bazë të një urdhër- arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia nëpërmjet Interpolit.
“BE-ja ka deklaruar tashmë se retorika nxitëse duhet të shmanget. Kjo është në interes të të gjitha komuniteteve në Kosovë që të vazhdojnë një dialog të bazuar në besim dhe pajtim,” i ka thënë një zëdhënës i BE-së portalit, arbresh.info.
I menjëhershëm ndaj deklaratave të Haradinajt ka qenë edhe reagimi i ambasadorit amerikan, Greg Delaëie, duke thënë se kjo gjuhë e rrezikshme nuk ka vend të Evropë.
Edhe Shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin është shprehur se kjo gjuhë është e papranueshme dhe arsye për shqetësim serioz.
Një ditë më parë arbresh.info ka kërkuar nga Zyra e Presidentit një qëndrim rreth deklaratës së deputetit Haradinaj, por presidenti, Hashim Thaçi, zgjodhi të reagojë në Facebook, duke shkruar se kërcënimet ndaj një komuniteti tjetër, nuk sjellin prosperitet, por kthejnë vendin në të kaluarën e hidhur.
Në Zyrën e Kryeministrit, Isa Mustafa, nuk kanë dashur të deklarohen rreth kësaj çështjeje, pas interesimit të arbresh.info.
Ndërkaq, vetë në AAK nëpërmjet një komunikate për media thonë se Daut Haradinaj, nuk ka bërë thirrje për spastrim etnik, por ka porositur Beogradin, që mos të provokojnë qytetarët e vendit./arbresh.info/
Rrahmani: Jemi duke përpiluar planin e qeverisjes për zgjedh...
Veliaj thirrje studentëve: Rezervoni online dhomën e konvikt...
Mbi 3.000 të vrarë në Liban gjatë 1 viti lufte mes Izraelit ...
Bislimi: Shkalla e papunësisë ka rënë nga 23.8% në 10.8%
E kapën me forcë Sarën për ta hedhur në pishinë – Del klipi ...
“Ndryshimi po vjen”, Abdixhiku ia rikujton Kurti...