Google ADS

Reagon Apostolova: Përmbahuni!

23:13 | 26 Mars 2018
M. A.

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova ka folur për ngjarjet e sotme në veri të Mitrovicës. Ajo ka kërkuar që të mos tensionohet më tej situata dhe të ruhet qetësia nga të dyja palët dhe problemet të zgjidhen vetëm nepërmjet dialogut.

Deklarata e plotë e Apostolovës

Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të të dyja palëve, Kosovës dhe Serbisë, që të tregojnë përmbajtjen dhe pjekurinë e nevojshme në mënyrë që gjendja aktuale në terren mos të përshkallëzohet më tej.

Të gjitha çështjet me interes reciprok duhet të adresohen në kuadër të dialogut që ndihmohet nga BE, i cili si qëllim përfundimtar synon normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kjo u rikonfirmua nga presidentët Thaçi dhe Vuçiq gjatë takimit të tyre me përfaqësuesen e lartë/nënkryetarën Frederica Mogherini të premtën e kaluar.

BE ndihet keq për ngjarjet e sotme në Kosovë, të cilat bien ndesh me normalizimin e marrëdhënieve.

Ne presim që të dyja palët, Serbia- në negociatat e pranimit në BE dhe Kosova të kenë një marrëveshje stabilizimi dhe shoqërimi me BE-në – të respektojnë plotësisht, në letër dhe në frymën, marrëveshjet e arritura ndërmjet tyre në dialog.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme