Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar pas vërshimeve që kanë përfshirë vendin që nga dita e djeshme.
Përmes një postimi në Twitter, Hovenier tha se lutjet janë me popullin e Kosovës që aktualisht janë duke luftuar me përmbytjet dhe po përballen me humbje të mëdha.
“Faleminderit reaguesve të parë dhe ofruesve të shërbimeve të urgjencës që janë jashtë në të ftohtë, duke punuar për të mbrojtur qytetarët, shtëpitë dhe bizneset”, shkroi Hovenier.
Kujtojmë se shumë qytete të Kosovës janë vërshuar nga uji si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.
Ndër qytetet më të dëmtuara nga vërshimet janë Skenderaj, Istogu e Mitrovica, ku janë shkaktuar dëme të mëdha në shtëpi banimi e objekte afariste./arbresh.info/
Our hearts go out to all those in #Kosovo who are currently battling severe flooding and facing tragic losses. Thank you to the first responders and emergency service providers who are out in the cold, working to protect citizens, homes and businesses.🇽🇰🇺🇸
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) January 20, 2023
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...