Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka reaguar pas raportimeve të medieve mbrëmë se është i përfshirë në një skandal financiar.
“Shpifjet nuk kalojnë”, ka shkruar Berishaj.
Aty bëri të ditur se pas publikimit të lajmit nga Planet TV, ai do ta padisë portalin, gjë që sipas tij hapet rruga për fjalën e fundit të gjykatës.
Postimi i plotë:
Shpifjet nuk kalojnë!
Pavarësisht nga fushata parazgjedhore në Slloveni dhe ballafaqimi i fundit i mbrëmshem në mes akterve kryesor politik, i z. Janša dhe z. Golob, ku u mohua shkrimi i Planet tv lidhur me emrin tim, nga sot, padia ime kunder portalit ne fjalë, hap rrugë per fjalen e fundit gjykatës.
Nuk është e drejtë të jemi thjesht të sigurtë në drejtësi dhe në të vërtetë. Duhet edhe ta mbrojmë drejtësinë dhe te vërtetën. Përndryshe shpifjet bëhen normale.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...