Ushtruesi i detyrës së ambasadorit të SHBA-ve në Kosovë, Nicholas J. Giacobbe ka zhvilluar një takim me kryeministrin Albin Kurti.
Giacobbe, ka shkruar se ishte një takim i mbarë me kryeministrin Kurti mbi rëndësinë dhe riangazhimin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.
“Takim i mbarë me Kryeministrin Albin Kurtin, mbi rëndësinë dhe riangazhimin në dialogun e lehtësuar nga BE për zgjidhjen e targave dhe çështje të tjera. Nevojiten hapa të menjëhershëm për të zvogëluar tensionet. Veprimet mund të kenë pasoja të padëshiruara që ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të qytetarëve”, ka shkruar ambasadori Giacobbe në Twitter.
Ndryshe që nga vendosja e masave të reciprocitetit me Serbinë për targa, situata në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak vazhdon të jetë nën kontroll të Policisë së Kosovës.
Qytetarët serb kanë bllokuar që nga e hëna rrugët në këto dy pikë kalime kufitare./arbresh.info/
Për tre vjet, numri i lejeve të dhëna në Kosovë për mbajtje ...
Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, protestuesit p...
Policia me plan operativ për ditën e zgjedhjeve
E konfirmon agjenti: Edon Zhegrova ka 10 oferta në tavolinë
Çmimet e konsumit në vitin 2024 u rritën 1.6%
Tesla tërheq nga tregu rreth 239,000 automjete, ja çfarë pro...