Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahemti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar ndaj vendimit të Bordit të Drejtorëve të “Trafikut Urban” në kryeqytet, i cili ka hequr drejtorin aktual të kësaj ndërmarrjeje dhe në vend të tij ka emëruar përkohësisht një tjetër.
Në postimin e tij, kryetari Ahmeti ka ftuar qytetarët të mbrojë “pronën tonë”.
Kur e kemi marrë mandatin Trafikun Urban e kemi gjet me 7 autobusa dhe me punëtorë që nuk kishin marr paga 20 muaj. Autobus të ri Prishtina nuk ka ble 30 vjet.
E kthyem në ndërmarrje normale që paguan paga me drejtorin që kishim gjetur aty. Negociuam kredinë dhe kemi blerë 51 autobusë. Kemi përfituar 700 mije euro grante nga Berzhi per ta këndellur kompaninë dhe për ta bërë planin e mobilitetit për Prishtinën.
Hijenat e PDK dhe LDK në Prishtinë paskan caktuar një bord jolegjitim i cili paska shkarkuar drejtorin në përpjekje për ta sabotuar edhe më tutje trafikun urban.
Jo! Nuk do ta lejojmë. Ftoj të gjithë qytetarët në mbrojtje të pronës tonë. Stop hajnive e korrupcionit, Prishtina është e qytetarëve.
Bordi i Drejtorëve të NPK “Trafiku Urban” në Prishtinë njofton për shkarkimin e kryeshefit ekzekutiv të kësaj ndërmarrjeje, Halil Mustafës, dhe ka emëruar ushtruesin e përkohshëm të kësaj detyre, Hafir Hamitin./Arbresh.info
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...