Qeveria e Republikës së Kosovës mbrëmë ka shfuqizuar vendimin për mbajtjen e aktiviteteve publike dhe jopublike pa praninë e publikut.
Ndërsa kishte deklarime se në këtë kategori do të hynë edhe dasmat dhe ahengjet tjera familjare, shkruan arbresh.info.
Por, këtë e ka mohuar sot kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti. Ai përmes një postimi në facebook ka shkruar se ‘Qeveria e Kosovës ende nuk ka vendosur për lejimin e dasmave dhe ahengjeve’.
Ndërsa këtë në një prononcim dhënë për arbresh.info e ka komentuar këngëtari, Afrim Muçiqi. Ai ka thënë se presin që edhe dasmat të lejohen.
“Ne e kemi përshëndetur vendimin e djeshëm të Qeverisë së Kosovës për shfuqizimin e vendimit me të cilin aktivitetet publike dhe jopublike kanë mundur të zhvillohen të mbyllura pa praninë e publikut, ne do të presim vendimin e plotë”, ka thënë ai.
Muçiqi ka shtuar se janë në kontakt me zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës.
“Jemi në kontakt të vazhdueshëm edhe me zyrtarë nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, dhe do të mirët vendimi më i mirë por natyrisht për ne dhe të gjithë shëndeti është mbi të gjitha”, ka shtuar Muçiqi.
Por, sipas tij mbajtja e dasmave tashmë është punë e kryer.
“Kjo tashmë është punë e kryer, dhe normal që do të jepen edhe udhëzimet pasi është në përgatitje manuali për mbajtje të ahengjeve”, ka thënë Muçiqi.
Ndryshe Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri Avdullah Hoti mbrëmë në mbledhjen e tetë ka marrë vendim për shfuqizimin e disa vendimeve, ndër to edhe atë për aktivitete publike dhe jopublike.
“Pika 1.5 e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/07 të datës 11 mars 2020 me të cilin aktivitetet publike dhe jopublike kanë mundur të zhvillohen të mbyllura pa praninë e publikut si: ngjarjet sportive, tubimet, konferencat, tryezat e rrumbullakëta”./arbresh.info/
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...
Sa mjaltë në ditë mjafton për imunitet të mirë?
Shenjat e horoskopit që e shijojnë beqarinë