Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë për faturimin e energjisë elektrike në katër komunat veriore.
Ai në rrjetin e tij social Facebook ka shkruar se kryeministri Kurti marrëveshjet e arritura në vitin 2013 dhe 2015 i kishte cilësuar si marrëveshje që legalizojnë ndikimin e Serbisë në Kosovë.
Abdixhiku tha se sot qytetarët e Kosovës duhet ta dëgjojnë nga Kurti se a do ta legalizojnë këto marrëveshje ndikimin e Serbisë në Kosovë, pasi u pranuan pa asnjë ndryshim e u proklamuan me plot meritë.
“LDK ka mbështetur në vijimësi dhe me konsistencë – dje dhe sot – marrëveshjet në interes të Kosovës, që kanë synuar ushtrimin e plotë të sovranitetit të Republikës së Kosovës në tërë territorin e saj”, ka shkruar në fundAdbixhiku./arbresh.info/
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...