Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka reaguar ndaj lajmit se pjesë e ekipit negociator me Serbinë do të jetë edhe këshilltari i ish-presidentit, Hashim Thaçi, Blerim Shala.
Abazi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se roli i Shalës në dialogun e udhëhequr nga Thaçi ka qëne joproduktiv, ndërkaq theksoi se nuk duhet të aplikohet mendësia e vjetër në një proces kaq jetik për vendin.
“Roli i Blerim Shalës në dialogun e udhëhequr nga Hashim Thaçi, ka qenë joproduktiv dhe në përkrahje të degradimit të subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës. Procesi i deritanishëm i dialogut ka prodhuar dëme vështirë të riparueshme, e ka dobësuar pozitën negociuese të Kosovës, dhe ka krijuar rrethana të favorshme për Serbinë”, shkruan Abazi.
Deputeti i LVV-së, ka thënë se “Në asnjë mënyrë nuk duhet të aplikohet mendësia e vjetër e aq me pak të sigurohet pjesëmarrje pa legjitimitet qytetarë në një proces kaq jetik të individëve që kanë kontribuar në rezultatet negative të shtetndërtimit në dekadën e kaluar”.
Reagimi i Abazit erdhi pas raportimit në media se kryeministri Kurti ka biseduar dy publicistët, Shalën e Surroin për tu bërë pjesë e ekipit negociator për dialogun.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu për Telegrafin ka thënë se zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka takuar në cilësinë e ekspertëve gjatë ditëve të fundit publicistin Veton Surroi, dhe këshilltarin e ish-presidentit, Hashim Thaçi, Blerim Shala.
Sipas tij, fjala është për një takim në cilësinë e ekspertëve, në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit të nënshkruar me Ambasadën e Norvegjisë. /Telegrafi/
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...