Google ADS

Reagojnë vëllezërit e Gani Gecit: Po përgatitet atentat ndaj vëllait tonë, jeta e tij është në rrezik

17:10 | 18 Mars 2019
Arbresh.info

“Dikush nga Shqipëria është duke përgatitur një atentat kundër vëllait tonë Ganiut”.

Kështu thuhet në një letër reagimi të vëllezërve të ish-deputetit të LDK-së, Gani Gecit, shkruan arbresh.info.

Në letrën e bërë publike në rrjetin social facebook thuhet se vëllezërit Geci kanë marrë informata se Gani Gecit po përcillet nga disa persona.

“Te nderuar qytetar Policia e Republikes së Kosovës edhe sot është informuar se jeta e Gani Gecit mund të jetë në rrezik. Komunikatë për shtyp e 7 vëllezërve Geci nga Llausha e Skënderajt

Sot me dt. 18.03.2019 një shokë i vëllaut tonë Ganiut e ka thirrur në telefon që të shkoj deri në Drenas dhe i ka thënë që: “Ka një informatë të keqe me i treguar dhe eja deri në Drenas?” Menjëherë vëllau ynë ka shkuar deri në Drenas dhe ai shoki i kishte thënë Ganiut që të ketë kujdes se disa automjete me targa nga Shqipëria po shëtisin nëpër Drenicë dhe ka informacione okulare se edhe mund ta ketë jetën në rrezik”, thuhet në reagim.

E për këtë rast thuhet se kanë njoftuar edhe Policinë e Kosovës.

“Menjëherë vëllau ynë ka thirrur Policinë e Departamentit të Krimeve te Rënda në Prishtinë dhe me udhëzim të tyre rastin e ka raportuar në stacionin më te afërm Policor në Drenas, dhe besoj që organet kompetente do ta trajtojnë rastin me seriozitet te lartë dhe me ndjeshmëri. Për këtë rast tani janë të informuara të gjitha organet e relevante të Republikës së Kosovës”, thuhet më tutje në reagim.

E për informata të ngjashme, vëllezërit Geci kanë thënë se ditë më parë edhe Policia e ka pyetur vëllain  tyre, Ganiun.

“Vlenë të ceket se edhe me datën 13.11.2017 rreth orës 11:35 dy policë hetues të krimeve të renda ne Prishtin kanë poseduar afërsisht informata te ngjajshme dhe kanë hetuar se dikush po ashtu nga Shqipëria janë duke përgatitur një atentat kundër vëllaut tonë Ganiut. Policia në Drenas e ka pyetur vëllaun tonë se mos rastësisht ka pasur ndonjë kërcënim direkt? Ganiu iu ka përgjiigjur se nuk ka pasur asnjëherë kërcënime direkte sepse kërcënimet direkte përpos që i ndajmë me policin u kthejm në formën e njejtë duke e mbrojtur gjithëherë vetën me aq fuqi sa kemi. Vëllai ynë Gani Geci ka dhënë një deklaratë në Stacioni Policor në Drenas dhe nën përcjelljen e Policisë është kthyer në Skënderaj. Ne shpresojm se Policia e Republikës së Kosovës dhe të gjitha organet tjera relevante do ta trajtojnë me seriozitetin më të madh këtë rast”, thuhet më tej.

Ndërsa reagimi përfundon duke treguar se do të mbrojnë veten me të gjitha mjetet që kanë në dispozicion.

“Le ta dinë te gjithe ata që mundohen të frikësojnë vëllaun tonë dhe neve si familje se ne do ta mbrojmë vetën tonë me të gjitha mjetet që disponojm. Çdo informat qe kemi do ta ndajm bashkë me Policinë e Kosovës . Ne kemi ngritur nivelin e Sigurisë për vëllaun tonë dhe familjen tonë
dhe pasojat per shtytësit ,mbështetësit financiar apo politikë te këtyre kriminelve do të jenë të paparashikueshme qoftë me ligjet e Republikës së Kosovës, qoftë edhe me Kanunin për ata që nuk i respektojnë ligjet”, përfundon reagimi i vëllezërve Gecaj./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme