Partia Demokratike Turke ka reaguar sot me rastin e heqjes së flamurit turk në Prizren.
“Flamuri turk, përpos që është flamur i Republikës së Turqisë ai është edhe flamur i komunitetit turk të Kosovës. Sulmi i bërë ndaj flamurit turk konsiderojmë jo vetëm si sulm i bërw komunitetit turk por edhe një akt kundër vlerave demokratike dhe vlerave multietnike dhe vlerave Evropiane të Kosovës.
Dëshirojmë të theksojmë se sulme të tilla të cilët po përsëriten kohët e fundit, janë duke e shqetësuar komunitetin tonë, në këtë aspekt presim që sa më parë akterët e këtij sulmi të sillen para drejtësisë”, thuhet në komunikatën e KDTP-së.
Kjo parti kërkon nga institucionet e Kosovës, nga presidenti, Qeveria dhe parlamenti të dënohet ashpër këtë akt dhe të ndërmarrin hapat zyrtare për zbardhjen e këtij rasti.
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...
Hamza prezanton programin: Është koha për një qeveri që dëgj...
City kthehet pas në kohë, krizë rezultatesh si në vitin 2008