Në të gjitha shkollat, çerdhet dhe universitetet publike të Kosovës ka nisur greva dy orëshe në shenjë pakënaqësie me vendimin e Gjykatës Kushtetuese që pezulloi Ligjin e ri të Pagave deri në fund të muajit mars.
Nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala konfirmoi se greva dy orëshe në të gjitha shkollat dhe çerdhet dhe universitetet publike ka nisur të mbahet sipas orarit të planifikuar.
Ajo tha se grevë dy orëshe do të ketë edhe në orarin e pasdites.
Sipas saj kjo grevë nuk po mbahet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por për atë që Avokati i Popullit, Hilmi Jashari e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese.
Ajo paralajmëroi se së shpejti do të mblidhet kryesia e SBASHK-ut për të marrë vendim lidhur me vendimin për pezullim të ligjit të pagave nga Kushtetuesja.
Prindërit po shprehen se nuk janë të kënaqur që po mbahen këto greva sepse sipas tyre po dëmtohen nxënësit.
Kujtojmë që për shkak të pezullimit të Ligjit të Pagave edhe sektori i shëndetësisë është në grevë, derisa përkrahje i kanë dhënë edhe Sindikata e Policisë dhe ajo e Shërbimit Korrektues.
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...