Shoqata e Gjykatësve të Kosovës ka shprehur pakënaqësinë, në lidhje me lartësinë e koeficientit të përcaktuar me Projektligjin për Paga në Sektorin Publik, sa i përket lartësisë së koeficientit për pagat e gjyqëtarëve, kërkojmë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës , Qeveria e Kosovës,
Kuvendi i Kosovës dhe Ministria e Drejtësisë, që ti ndërmarrin të gjitha veprimet për rregullimin e koeficientit për pagat e gjyqtarëve.
Më Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik, janë caktuar koeficientët edhe për gjyqtarët, por koeficienti i caktuar për gjyqtarë është në kundërshtim me Ligjin për Gjykatat Nr.06/L-054, përkatësisht me nenin 35 paragrafi 2 i këtij ligji është paraparë se paga e një gjyqtari nuk do të zvogëlohet gjatë mandatit në të cilin gjyqtari është emëruar, përveç sanksionimit disiplinor të vendosur nën autoritetin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Po ashtu ulja e pages është në kundërshtim me Kartën Evropiane mbi Statutin për Gjyqtar neni 6.
Më këtë reagim njoftohet: Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Qeveria e Kosovës si hartuese e projektligjit, Kuvendi i Kosovës dhe Ministria e Drejtësisë si organe vendimmarrëse për këtë çështje, thuhet në reagimin e Shoqatës.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...