Vrasja e kryetarit të Iniciativës Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi” në veri të vendit, Oliver Ivanoviq, ka ngjallur reagime të ndryshme, shkruan arbresh.info.
Këto reagime përpos institucioneve ndërkombëtare kanë ardhur edhe nga liderë e analistë në vend.
Publicisti Adriatik Kelmendi përmes një statusi në profilin e tij në facebook, ka shkruar se vrasja e Oliver Ivanoviqit në veri flet qartë për qëllim destabilizimi.
Ai ka thënë se edhe në Prishtinë po shihen përpjekje të grupeve të oragnizuara (para)politike për destabilizim.
“Vrasja e Oliver Ivanoviqit ne veri flet qarte për qëllim destabilizimi. Edhe në Prishtinë po shohim përpjekje të grupeve të organizuara (para)politike për destabilizim. Perëndimi kurrë më shumë nuk na ka tërheqë veshin. E dikush në Veri me partnerin e vet në Lindje po i fërkon duart”, ka shkruar ai.
Reagim ka pasur edhe nga analisti Imer Mushkolaj.
“Vrasja e Oliver Ivanovicit është përpjekje serioze për destabilizim”, ka shkruar ai.
Ndërsa profesori i së Drejtës Ndërkombëtare Vigan Qorrolli ka thënë se vetëm një ditë pasi ambasada amerikane në Prishtinë i paralajmëroi shtetasit e vet q ëtë mos udhëtojnë në veriun e Kosovës vritet një politikan serb, Oliver Ivanoviq.
“Një ditë pasi ambasada amerikane në Prishtinë i paralajmëroi shtetasit e vet që të mos udhëtojnë në veriun e Kosovës vritet një politikan serb atje, Oliver Ivanoviq. America nuk është mace. Ajo është ujk. Kosova është në rrezik serioz prej bandave dhe jo vetëm. Rreziku i shtetësisë tonë po del prej kontrollit të autoriteteve ligjzbatuese”, ka thënë ai.
Kurse, gazetari Arben Ahmeti ka shkruar se vrasja e Oliver Ivanoviqit është akt terrorist kundër shtetit të Kosovës.
“Vrasja e Oliver Ivanovic është akt terrorist kundër shtetit dhe të ardhmes së Kosovës”, ka shkruar ai.
Reagime ka pasur edhe nga shoqëria civile. Aktivistja e shoqërisë civile Besa Luzha ka shkruar se institucionet e sigurisë dhe të rendit kanë rast të tregojnë se sa janë të përgatitur për këto raste.
“Kujdes maksimal duhet pasur të gjithë qytetarët e Kosovës, posaçërisht në Veri, ndaj tendencave për destabilizim të vendit.Institucionet e sigurisë dhe të rendit kanë rast të tregojnë sa janë të përgatitur për këto raste”, ka shkruar ajo.
Kryetari i Iniciativës Qytetare “Serbia, Demokracia, Drejtësia” (SDP) Oliver Ivanoviq është sulmuar sot me armë zjarri para zyrës së tij në veri të Mitrovicës, ndërsa si pasojë ka ndërruar jetë në spitalin rajonal në veri të Mitrovicës./arbresh.info/
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Ferizaj, policia jep detaj...
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës