Reagimi i Mustafës dhe Sejdiut për marrëveshjen Haradinaj-Rugova

12:44 | 21 Korrik 2017
Arbresh.info

Ramush Haradinaj, i nominuar për kryeministër nga koalicioni PAN ishte sot për vizitë në rezidencën e ish-presidentit Ibrahim Rugova ku thuhet se ka nënshkruar marrëveshje me bijën e tij, Teuta Rugova për ta votuar për kryeministër.

Vetë Haradinaj e ka konfirmuar këtë mbështetje përmes një postimi në Facebook.

Arbresh.info ka kontaktuar ish-presidentin e Kosovës, njëherësh ish-kryetarin e LDK-së, Fatmir Sejdiu për të marrë qëndrimin e tij në lidhje me këtë çështje dhe ish-deputetin e LDK-së, Muhamet Mustafa.

Sejdiui ka thënë portalit përmes telefonit se nuk ka informata dhe se është në udhëtim e nuk do të dëshironte t’i komentonte gjërat pa i ditur mirë.

“Nuk mund të komentoj marrëveshjen, ku, qysh, çka pijnë kafe dhe si. Nuk mund ta komentoj. Nuk kam asnjë informacion dhe s’di”, është shprehur Sejdiu.

Ndërkaë, Mustafa ka thënë se nuk dëshiron ta komentoj këtë marrëveshje.

“E keni gjetur njeriun e gabuar. Nuk e di çfarë të them nuk jam i kyçur shumë në politikë”, ka thënë ai./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme