Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka reaguar pas arrestimit të dy zyrtarëve të këtij dikasteri qeveritar nga Policia për përfshirje në veprat penale “përvetësimi në detyrë dhe keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’.
Ismaili me këtë rast është njoftuar menjëherë për arrestimit e dy punëtorëve të dikasterit të tij. Sipas tij, organet e rendit dhe Ministria q ai e udhëheq do marrin të gjitha masat e nevojshme për pezullimin e zyrtarëve të dyshuar.
Postimi i Ministrit Ismailit në Facebook:
Muaj më parë është njoftuar policia e Kosovës dhe të gjitha organet tjera relevante për dyshimet mbi keqpërdorimin e avanseve në Ministrinë e Shëndetësisë. Sot u njoftova për reagimin e Policisë dhe arrestimin e zyrtarëve të ministrisë. Duke mbështetur reagimin e shpejtë të organeve të rendit, edhe ne si institucion do marrim menjëherë të gjitha masat për pezullimin e zyrtarëve të dyshuar.
Atë që e kam thënë më herët, po e përsëris prapë. Lufta e jonë kundër korrupsionit dhe krimit është e pakthyeshme, e drejtë, dhe në dobi të qytetarëve.
Ne do të bashkëpunojmë me të gjitha organet e drejtësisë për tu ofruar gjithçka që kërkohet që kjo çështje të zbardhet në mënyrë që çdo keqpërdorim i parasë publike të ndalet njëherë e përgjithmonë.
https://www.facebook.com/uismaili/posts/310874386177129
Bellingham shënon për epërsinë e Realit
Kurti në Ferizaj: Vazhdojmë cep më cep drejt 9 shkurtit për ...
Presidentja Osmani pret nesër në takim zyrtarin amerikan
Prishtina siguron fitoren e radhës e mposht Prizrenin në udh...
Vëllaznimi “demolon” Pejën në Gjakovë dhe e bara...
Arbër Hoxha realizon supergol ndaj Shakthtarit