Google ADS

Reagimi i Lutfi Hazirit pas koalicionit VV-PDK

19:17 | 6 Janar 2022
Përparim Bublaku

Ish-kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është deklaruar pas koalicionit të Lëvizjes Vetëvendosje me Partinë Demokratike të Kosovës në këtë komunë, duke thënë se “ky është vullnet i funksionarëve e jo qytetarëve”.

Si partia që ka më shumë asamblistë në Kuvendin Komunal të Gjilanit, Haziri ka shtuar se LDK-ja ka qenë dhe do të mbetet gardiane e interesave të qytetarëve të Gjilanit.

“Pas zgjedhjes së kryesuesit të ri të Kuvendit Komunal të Gjilanit, në emër të LDK-së, iu dëshiroj suksese në punë në interes të qytetarëve. LDK është partia më e madhe në Kuvend dhe do të sillet si e tillë. Besimin e qytetarëve do ta shtyjmë përpara si opozitë në bashkëpunim me të gjithë. LDK ka qenë dhe do të mbetet gardiane e interesave të qytetarëve të Gjilanit. VV ka zgjedhur partnerët politikë dhe ky është vullnet i funksionarëve e jo qytetarëve”, ka thënë Haziri.

VV-ja arriti marrëveshje me PDK-në për të bashkëqeverisur në Gjilan gjatë ditës së sotme. Ky koalicion bëri që Arianit Sadiku i partisë në pushtet të zgjidhej kryesues i Asamblesë me 18 vota. Ndarja e drejtorive ende nuk është bërë publike./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme