Edhe Gani Geci, luftëtari i orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është përfshi në debatin e krijuar nga ish-ushtari i UÇK-së, Shefqet Kabashi.
Geci duke i komentuar deklaratat e Fadil Gashit, i cili është deklaruar për pohimin e Shefqet Kabashit, i cili tha se eprori i tij, Alush Agushi, i kërkoi ta vriste.
Gashi ka thënë se këtë punë do të ia lë institucioneve të Kosovës në dorë, e për këtë Gani Geci thotë se, vëllezërit Gashi në luftë mbrojtën institucionet e Kosovës.
“Vëllezërit Fadil dhe Sadik Gashi si komandant te luftës së fundit të cilët iu besuan dhe i mbrojtën institucionet e Republikës së Kosovës njëjtë edhe tani iu besojnë vetëm institucioneve të Drejtësisë së Republikës së Kosovës”, shkruan Geci në Facebook.
Ndryshe, Kabashi gjatë një intervistë të dhënë ditë më parë, i ka dal në krah ish-deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, për komunikatën numër 59, që ndryshe njihet si “dokumenti” më fyes ku akuzohet luftëtari i ditëve të para të UÇK-së.
Ai i është drejtuar këshilltari të Kadri Veselit, Nijazi Kryeziut, rreth disa deklaratave të lëshuara ndaj tij.
“Kisha pas dëshirë Nijazi Kryeziut me i thënë dhe të gjithë shokëve të tij, edhe kryetarit që e ka (Kadri Veselit), ky me ka thënë se nuk e kam njohur Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së. Nëse ai shtab ka lëshuar komunikatë për ta vrarë Gani Gecin, unë nuk e njohë atë shtab”.
“Nëse Gani Geci ju ka prirë forcave serbe, ashtu siç kanë thënë në komunikatë numër 59, unë jam tradhtar për Nijazi Kryeziun”, ka deklaruar Kabashi.
Ndërkaq, kujtojmë se Kabashi si ish-ushtar i UÇK-së gjithashtu ka deklaruar se Alush Agushi, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kishte urdhëruar atë që ta vriste gazetarin e gazetës “Bota sot”, Rrok Berisha.
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...