Pas përfundimit të seancës, disa qytetarë i kanë vendosur kryeparlamentares Vjosa Osmani, një mbishkrim bashkë me një trëndafil, afër liftit të banesës së saj.
Në këtë letër shkruhet “Faleminderit Vjosa”.Këtë letër e ka publikuar bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu në rrjetin social “Facebook”.
Në mocionin e iniciuar nga LDK-ja për rrëzimin e Qeverisë, Vjosa Osmani votoi ‘kundër’.
Mocioni u votua me 82 vota për, 32 kundër, dhe 1 abstenim.117 deputetë ishin të pranishëm në sallë.Qeveria Kurti u rrëzua në ditën e 52-të të qëndrimit në pushtet.
Shqyrtimi i mocionit të mosbesimit ndaj ekzekutivit ishte kërkuar të shtyhet për shkak të gjendjes së krijuar nga coronavirusi, nga i cili deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 71 raste.
Qeveria Kurti u miratua me 3 shkurt të këtij viti në Kuvendin e Kosovës, pas më shumë se 100 ditësh negociata LVV-LDK dhe rreth 4 muaj pas zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit 2019, të cilat të parën e renditën LVV-në, e të dytën LDK-në./ts/
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...