Reagimi i Ambasadës së Amerikës pas shpërthimit të djeshëm në Ferizaj

09:19 | 6 Janar 2021
Arbresh.info

Mbi 40 persona u lënduan si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi që ndodhi dje në një restorant në qytetin e Ferizajt.

Disa nga të lënduarit vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore, teksa po marrin trajtimin mjekësor në kuadër të QKUK-së.

Pas kësaj ngjarje tragjike që ndodhi dje në Ferizaj nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë kanë shprehur dhimbje të thellë për të gjithë të plagosurit dhe familjet e tyre nga shpërthimi i djeshëm.

“Urojmë për të gjithë shërim sa më të shpejtë dhe të plotë”, thuhet tutje në reagimin e ambasadës./Arbresh.info/

Nga Klinika Intesive tregojnë për gjendjen e pacientëve të lënduar nga shpërthimi në Ferizaj

Agjencia lajmeve “Euronews” shkruan për shpërthimin e bombolës në Ferizaj

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme