Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka reaguar pas lajmit se Shefi i Grupit Parlamentar të VV’së, Rexhep Selimi, nesër do të niset për në Hagë, pasi i është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale.
Kurti filloi shkrimin e tij duke thënë se “Padrejtësia speciale vazhdon”.
Tutje, Kurti ka thënë se këtij lajmi i gëzohen enklava e Millosheviqit dhe kryesisht pjesëtarë të administratës së Serbisë.
Gjithashtu, Kurti nuk la pa e lavdëruar 10’shin e VV’së, siç e quan vet ai.
“10-shi i luftës sonë çlirimtare, gjithnjë e ka mbrojtur UÇK-në sepse e ka kuptuar mirë dhe e ka dashur shumë atë, sepse e ka bërë publike dhe e ka afirmuar UÇK-në, sepse nuk është ndarë kurrë nga Jasharët e Prekazit, sepse asnjëherë pasluftës nuk ka votuar në dëm të luftës çlirimtare e të shtetit të Kosovës, të lirisë së popullit e të mirëqenies së qytetarëve”, shkruan Kurti./arbresh.info/
`Inventarizimi Kombëtar i Pyjeve në Kosovë`, prezentohet met...
“A je ardh me i dhanë lajmet a çka” – Drenusha ‘kapet’ me Ro...
Rama: 21-30 Nëntor, Java Kulturore Kombëtare, Shqipëri ̵...
“A mendon se të ka puthur Ana për lojë?- Pyetja e publikut p...
Hamza: Brenda vitit 2025 me mua kryeministër pagat do të rri...
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank