Sot me pankarta në duar ” Stop Hidrocentralit”, ” Nuk lejojmë prishjen e Lumbardhit”, ” Mos e shkatërroni Gryken e Rugovës”, banoret e Rugovës kanë kërkuar nga institucionet e vendit që mos të ndërtohet hidrocentrali në Lumbardh.
Gjatë protestës banorët janë shprehur të mllefosur me institucionet e vendit, raporton arbresh.info
Një banorë nga Rugova i cili kishte dal për të protestuar ka kritikuar udhëheqësit e vendit duke thënë se po i vie marre për ta.
Ai ka kritikuar udhëheqësin e shtetit duke thënë se nuk po dinë as çka po bëjnë dhe që sipas tij “na banën prrall në botë”.
Për mundësinë që ky hidrocentral të ndërtohet ka reaguar edhe Avokati i Popullit.
Në reagim ai është shprehur se institucionet duhet ta respektojnë të drejtën e qytetarëve për informim për çështjet mjedisore.
“Institucionet duhet ta respektojnë të drejtën e qytetarëve për informim për çështjet mjedisore, si proces i pashmangshëm, i cili duhet t’i paraprijë çdo projekti me ndikim në mjedis. E drejta për informata mjedisore, e drejta e publikut në vendimmarrje mjedisore dhe qasja në drejtësi janë të drejta të njeriut dhe parime mbi të cilat bazohet i tërë legjislacioni që rregullon fushën e mjedisit në vend”, përfundon reagimi.
Ndryshe kujtojmë se sot Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi ka pritur në takim kryetarin e komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri me të cilin mësohet se ka diskutuar për ndalimin e ndërtimit të hidrocentralit./arbresh.info/
Lexo edhe:
Lumëbardhi, Avokati i Popullit kërkon të respektohet e drejta e qytetarëve
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...