Pezullimi i punimeve dy ditë më parë në rrugën Deçan-Plavë, nxiti reagime të shumta në Kosovë.
Nën arsyetimin se pjesa afër manastirit është zonë e mbrojtur, u kërkua nga institucionet përgjegjëse që të ndalohen punimet në atë zonë.
E pas ndalimit të këtyre punimeve, kryeministri Hoti, dha urdhër që të pezullohen ato, gjë që nxiti reagime nga të gjitha anët në Kosovë.
Lëvizja Vetëvendosje, Nisma, e AAK ishin disa nga partitë që kundërshtuan ndaljen e këtyre punimeve.
Ndërkohë, analistët vlerësojnë që ky problem në këtë pjesë më së shumti i shkon për favor shtetit të Serbisë.
Analisti, Ramush Tahiri, thotë se i njëjti Manastir kohë më parë ka bërë veprime të ngjashme, ndërsa nuk e konsideron si pengesë serioze ndërtimin e kësaj rruge.
Tahiri e konsideron si dëm të Kosovës, mitizimin e historisë nga serbët karshi shtetit të Kosovës.
Ndërkohë, Faton Abdullahu, thotë që këto debate ani pse janë të ndjeshme, nuk duhet ta shpërqendrojnë ekipin e Kosovës, në takimin e Ëashingtonit.
Abdullahu thotë që shteti serb ka një mekanizëm të sofistikuar si dhe një diplomaci agresive kundër shtetit të Kosovës, andaj nevojitet një unifikim në skenën politike kosovare.
Me 2 shtator do të mbahet takimi në mes palës kosovare dhe asaj serbe në Washington, ndërsa nuk dihet nëse do të diskutohet për këtë temë në atë takim./T7
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës
Vrasje në tentativë në Gjakovë, arrestohen tre të dyshuar
Gjesti e prish festën teksa Xheneta i bënë ‘twerk’ Vullnetit
Atentati në Vlorë, i plagosuri në gjendje të rëndë shëndetës...
Modric hynë në histori të Real Madridit, bëhet lojtari më i ...
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...