Për Beogradin zyrtar zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri të Kosovës janë “jolegjitime” dhe “jodemokratike”.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se serbët në Kosovë janë në gjendje të vështirë për shkak se do te formohen autoritete të reja lokale pa ta, dhe se do të pasojë siç tha ai “pushtimi i plotë”.
Vuçiq ka hedhur poshtë akuzat se Beogradi i ka urdhëruar serbet t’i bojkotojnë zgjedhjet, duke thënë se vendimi i tyre ishte unanim. Vuçiq më herët ka kritikuar ashpër vendet e QUINT-it për qëndrimin e tyre se do t’i konsiderojnë si legjitime rezultatet e zgjedhjeve.
Vuçiq po ashtu ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se me këto zgjedhje qëllimi është qe të pengohet formimi i Asociacionit.
Ndërsa kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, tha se këto nuk janë zgjedhje të vërteta demokratike dhe se në këtë mënyrë legalizohet siç tha ajo getoja e fundit evropiane.
“Zgjedhje – të lira dhe të ndershme, me forca të armatosura dhe me mjete të blinduara!” ka shkruar Bërnabiq ne Twitter.
Pas mbylljes së vendvotimeve drejtori i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën Petar Petkoviq tha se përqindja e daljes ka treguar një “humbje” për Qeverinë e Kosovës dhe për “ata që e kanë përkrahur procesin”.
Sipas Petkoviqit, zgjedhjet kanë treguar se pa Asociacionin nuk mund të ketë përparim në dialog e as pjesmarrja të serbëve në institucionet e Kosovës.
Një pjesë e opozitës vlerëson se zgjedhjet në veri të Kosovës mund të konsiderohen “jo-legjitime” pa pjesëmarrjen e një komuniteti, ndërsa pyetja kryesore për opozitën është se “si do të jetojnë serbët në veri të Kosovës nga e hëna”.
Për analistët, kjo situate tani do të mund të kuptohet si kthim prapa pas Marrëveshjes së Ohrit, si dhe mundësia e polarizimit shtesë mes serbëve dhe shqiptarëve./rtk
Cilat aplikacione u harxhojnë më së shumti baterinë e telefo...
Përfitimet e pushimeve të rregullta për shëndetin
Hovenier në takimin lamtumirës vizitoi kompleksin memorial t...
Egnatia fiton Superkupën e Shqipërisë, kompleton tripletën n...
Kinë/ Miratohet projekti për ndërtimin e digës më të madhe n...
Maqedonci: Sulmet nga Serbia janë të mundshme derisa Radoiçi...