Rrjeti i Grupit të Grave ka reaguar pas raportimit të një të mbijetuare të dhunës në familje, e cila s’pati përkrahjen e institucioneve.
“Këtë të diele, në televizionin publik patëm mundësinë të shohim të përshkruara në detaje përjetimet e një të mbijetuare të dhunës në familje nga një fshat i Istogut, e cila për vite me radhë kishte përjetuar dhunë nga bashkëshorti. Edhe pse e njëjta vazhdimisht raportoi dhunën në institucionet vendore, ky emision qartazi përshkruan dështimet e njëpasnjëshme të këtyre institucioneve në ofrim të mbrojtjes dhe parandalimit të përjetimit të dhunës për këtë grua, dhe bashkëshorten e dytë të burrit të saj (i cili në mes tjerash kreu edhe veprën penale Bigami sipas Kodit Penal, Neni 237) si dhe për fëmijët”, thuhet në reagim.
Përmes këtij reagimi, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) u bën thirrje institucioneve që të kenë kujdes të shtuar në trajtim të këtij rasti, por edhe në rastet e tjera të dhunës në familje, veçanërisht në rastet recidive, ku rreziku për jetën e të mbijetuarave të dhunës në familje mbetet shumë i lartë.
“ Marrë parasysh se dhuna në familje që nga prilli i këtij viti, me hyrjen në fuqi të Kodit të Ri Penal, është vepër penale e dënueshme deri në tri (3) vite burgim, ne i bëjmë thirrje Gjykatës Themelore në Deçan, që po e trajton këtë rast, që ta dënojë këtë person konform këtij kodi, e të mos e trajtojë vetëm përmes Ligjit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje. Poashtu, kërkojmë nga institucionet që i njejti të marrë dënimin meritor me burgim efektiv për të gjitha veprat penale të listuara, përfshirë këtu: Dhunë në familje të raportuar që nga viti 2015 dhe herën e fundit në 2019, Armëmbajtje pa leje, Lëndim i lehtë trupor, Bigami, Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, Vjedhje, e të tjera. Gjithashtu u bëjmë thirrje Qendrave për Punë Sociale të mos e luajnë rolin e ndërmjetësuesit në rastet e dhunës në familje, pasi që kjo nuk është në mandatin e tyre. Kërkojmë që të ofrohet siguri për të dyja gratë e këtij personi si dhe anëtarët e tjerë të familjes të rrezikuar nga ai, i cili nga dita në ditë mund të kërcënojë jetën e tyre dhe rrezikshmëria është edhe më e lartë. RrGK do ta monitorojë për së afërmi këtë rast, për t’u siguruar që drejtësia do të zbatohet dhe do të eliminohen të gjitha mundësitë për fatalitet për anëtarët e kësaj familjeje. Përndryshe, për çdo dështim, nga institucionet do të kërkojmë përgjegjësi për mos efikasitet dhe pandëshkueshmëri të dhunuesve të grave. Ne do të ushtrojmë presion publik në rast se nuk ndërmerren hapat e duhur ligjor”, përfundon reagimi.
Ministri Peci shpalos të arriturat e ministrisë së Bujqësisë...
Hamza takon ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, diskutojnë për ...
Shkup: Partitë shqiptare vazhdojnë përplasjet për Ligjin e g...
SPAK njoftim zyrtar për Erion Veliajn, i përgjigjet për kall...
Drenusha e nevrikosur me Gjestin, shkak qasja e tij ndaj Xhe...
Presidenti gjerman shpërndan Parlamentin, cakton zgjedhjet p...