Qytetarët e komunës së Gjakovës kanë paralajmëruar për sot një protestë në fshatin Kusar të Gjakovës.
Përmes kësaj proteste ata janë duke kërkuar që të ndalin gurthyesit në Kusar, rrëzë Bjeshkëve të Pashtrikut, zonë kjo e cila është me prioritet për mbrojtje të natyrës me planin zhvillimor të Komunës së Gjakovës.
Lidhur me këtë ka reaguar kompania “Alko-H&S” Sh.p.k – Gjakovë. Përmes një reagimi për media, kjo kompani ka theksuar se kanë aplikuar për ndërtimin e gurthyesit tek organet kompetente, konfrom ligjit dhe se e njëjta është pajisur me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të filluar aktivitetin gjegjës.
Më poshtë reagimi i plotë pa ndërhyrje:
REAGIM:
Nga Kompania “Alko-H&S” Sh.p.k – Gjakovë
Për hire te sqarimit te së vërtetës.
Të nderuar përfaqësues së medieve, shoqërisë civile,dhe komunitetit.
Bazuar ne ligjet dhe legjislacionin në fuqi, duke respektuar te gjitha standardet dhe kriteret përkatëse, Kompania jone ka aplikuar për ndërtimin e Gurthyesit tek organet kompetente, konformë ligjit dhe është pajisur me te gjithë dokumentacionin e nevojshëm për te filluar aktivitetin gjegjës.
Deri ma tash janë respektuar te gjitha procedurat legjislative dhe kriteret ne fuqi, për zbatimin e tyre kohe pas kohe kanë qenë në punishte për te verifikuar , edhe Inspektorë nga niveli lokal dhe qendrorë,të cilet me proces verbalet e tyre nuk kanë paraqitur asnjë vërejtje. Aspak nuk qëndrojnë dizinformatat se me aktivitetin tone po dëmtohen varrezat dhe shpella, për hire te se vërtetës dhe përgjegjësis kërkojmë nga te gjitha media e shkruara dhe elektronike qe për te gjithë artikujt dhe shkrimet, qe kane te bejne me ne para publikimit te kërkojnë edhe opinionin tone se ne te kundërtën do ti ndërmarrim te gjitha veprimet gjegjëse pran organeve kompetente kundër individëve apo personave ne fjalë
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...