Sot gjatë ditës portali Arbresh.info, ka raportuar për punësimet familjare që janë bërë në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, gjegjësisht në dikasterin që udhëhiqet nga Albena Reshitaj.
E reagimi i ministres Reshitaj ishte i menjëhershëm ku demantoi raportimin, duke thënë se nuk është bërë asnjë shkelje ligjore.
“Në lidhje me shkrimin e publikuar në portalin ”Arbresh. Info”, mbi pretendimet për punësimet e paligjshme në kabinetin e ministres Albena Reshitaj, sqarojmë se pretendimet e tilla nuk qëndrojnë dhe si të tilla dëmtojnë etikën e gazetarisë duke tentuar të manipulojnë opinionin publik. Punësimet në kabinetin e ministres Reshitaj nuk janë të jashtëligjshme dhe bazohen në Rregulloren për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive me nr. 02/2011. Në bazë të kësaj Rregulloreje, e cila specifikon emërimin e kabinetit të ministres sqarojmë se znj. Andrra Pllana dhe znj. Adelina Mehiu janë emëruar si asistente të ministres, duke mos shkelur asnjë procedurë ligjore”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Ambientit dhe Planfikimit Hapsinor.
Ne si redaksi ia kujtojmë opinionit dhe ministres përkatëse që në lajmin e publikuar nga Arbresh.info, askund nuk thuhet që është bërë shkelje ligjore, por se është bërë punësim familjar.
Kjo mund të vërtetohet edhe në ueb faqen e MMPH ku figuron punësimi i Andrra Pllanës dhe Adelina Mehiut.
Portali Arbresh.info mbetet i përkushtuar në informimin e saktë të qytetarëve pa anime partiake e politike. Kudo në qeveri apo institucione publike ku të ketë informata për punësime familjare apo nepotizëm do të raportohen.
Për hir të korrektësisë dhe informimit të drejtë të qytetarëve LEXONI lajmin e postuar sot në Arbresh.info.
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...
Hamza: Ne e dimë çfarë i duhet Kosovës dhe diasporës