Vjosa Osmani, ish-deputete e LDK-së, ka dhënë një reagim metaforik pas raportimeve se nuk do të jetë pjesë e listës së LDK-së për zgjedhjet e 11 qershorit.
Sot gjatë ditës u raportua se LDK ka vendosur të mos e përfshijë në listë Osmanin, ndërsa pati edhe raportime se nuk do të largohet nga lista zgjedhore.
Arbresh.info ka provuar të kontaktojë me Osmanin, por një gjë e tillë ishte e pamundur.
Tani ajo në Facebook ka ripostuar një thënie të Luigj Gurakuqit duke mos sqaruar nëse do të jetë pjesë e listës.
Kurse, pak më herët Lidhja Demokratike e Kosovës ka lëshuar një komunikatë për media, duke njoftuar se ende nuk e ka përpiluar listën përfundimtare të kandidatëve të saj për deputetë për zgjedhjet e 11 qershorit.
“Këshilli Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës është duke mbajtur mbledhjen në të cilën po diskutohen kandidatët e propozuar nga degët dhe kriteret për përfaqësim në Kuvend”, thuhet në njoftim të lëshuar nga LDK.
LDK ka bërë të ditur se do ta njoftojë opinionin me kandidatët sapo që Këshilli ta miratojë listën.
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...