RCC lançon “Gratë Sipërmarrëse të Vitit 2022, në Ballkanin Perëndimor” në vazhdën e Agjendës për Fuqizimin Ekonomik të Grave Sarajevë – Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) njofton me kënaqësi se procesi i nominimit për “Gratë Sipërmarrëse të Vitit 2022, të Ballkanit Perëndimor” ka filluar!
RCC e nisi këtë iniciativë vitin e kaluar në kuadër të Planit të Veprimit 2021-2024 të Tregut të Përbashkët Rajonal dhe Agjendës për Fuqizimin Ekonomik të Grave, me qëllim promovimin e grave që kanë nisur e po zhvillojnë bizneset e tyre, duke kontribuar kështu edhe në krijimin e mundësive të reja të punësimit dhe një tregu të qëndrueshëm, për gratë dhe burrat e rajonit tonë.
“Nuk ka qenë e lehtë përzgjedhja e vetëm gjashtë nga shumë prej grave të nominuara gjatë vitit që shkoi, megjithatë Blerina, Aida, Valentina, Dragana, Pakize dhe Arta, janë tashmë vajzat që e meritojnë dhe e justifikojnë marrjen e titullit “Gratë Sipërmarrëse të Vitit 2022, të Ballkanit Perëndimor”. Jam e sigurt se edhe ky vit nuk do të jetë ndryshe. Gratë sipërmarrëse janë kontribuese jetike për prosperitetin e Ballkanit Perëndimor. Puna e tyre e palodhur, idetë e reja dhe angazhimi i palëkundur i tyre, ndihmojnë me të vërtetë ekonomitë tona të rriten dhe shoqëritë tona të lulëzojnë. Nëpërmjet kësaj nisme, synimi ynë është t’u japim një nxitje më shumë, përmes promovimit, këtyre grave që nuk përulen, që janë kaq të guximshme duke treguar forcë e karakter në përballjen ndaj stereotipeve, duke bërë kështu ndryshimin e madh. Jam e sigurt se të gjithë ju njihni të paktën një prej këtyre grave. Mund të jetë nëna juaj, motra, shoqja, partnerja ose një e njohur që është një sipërmarrëse dhe që meriton të njihet për gjithçka që ka bërë. Pra, nxitoni! Nominoni të preferuarën tuaj dhe muajin tjetër ndoshta ajo që ju do të propozoni, do të bëhet një nga “Gratë Sipërmarrëse të Vitit të Ballkanit Perëndimor”. Paçi fat!”- tha Sekretarja e Përgjithshme e RCC, Majlinda Bregu.
(Gratë Sipërmarrëse të Vitit 2021, në Ballkanin Perëndimor)
Eshtë shumë i rëndësishëm promovimi i më pak se 22% të sipërmarrësve të Ballkanit Perëndimor, që janë vajza e gra. Fuqizimi ekonomik i tyre është thelbësor për ndërtimin e një rruge të sigurtë, për krijimin e mundësive dhe rritjen ekonomike, pasi numri i grave në tregun e punës është thellësisht i ndërthurur me zhvillimin e rajonit.
RCC fton individët, përfaqësuesit e institucioneve publike dhe private, organizatat dhe të gjithë të interesuarit që të nominojnë gruan e tyre sipërmarrëse të vitit në një (ose më shumë) nga 6 kategoritë e mëposhtme: Green Woman Entrepreneur; Creative Woman Entrepreneur; Travel and Hospitality Woman Entrepreneur; Roma Woman Entrepreneur; Start-up Woman Entrepreneur; Young Woman Entrepreneur.
Procesi i nominimit do të jetë i hapur deri më 28 shkurt 2023. Gratë sipërmarrëse të kualifikuara duhet të kenë regjistruar biznesin e tyre përpara shkurtit 2022.
Më shumë informacion mbi kërkesat e kandidatëve, jurinë dhe informacione të përgjithshme mbi procesin e përzgjedhjes dhe çfarë përfitojnë gratë e përzgjedhura gjenden Këtu.
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...