Raul Gonzalez ka dhënë një intervistë ekskluzive për të përditshmen spanjolle Marca.
Legjenda e Real Madridit, Raul ka folur rreth shkrimeve të medieve për transferimin e Kylian Mbappe te Los Blancos.
Ish-reprezentuesi spanjoll dhe futbollisti i Realit pohoi se gjithçka është e mundur deri më 31 gusht, kur është edhe dita e fundit e afatit kalimtar të verës.
“Çmimi do të rrënojë tregun. Duhet të ketë një marrëveshje midis disa palëve dhe kjo do ta definojë atë. Madridi ka një staf të madh, por është e qartë se deri më 31 gusht gjithçka mund të ndodhë”.
“Tani për tani duhet të përqendroheni te lojtarët që kemi. Ne do të shohim se çfarë po ndodh në treg. Çmimi do të jetë ai që duhet të jetë”, tha Raul.
Theksojmë se mediat kanë raportuar se kampioni spanjoll dhe i Ligës së Kampionëve është i gatshëm të ofrojë rreth 180 milionë euro për reprezentuesin 18-vjeçar të Francës.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...