Ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nuredin Lushtaku, kanë përfunduar dhënien e mbrojtjes së tyre në rastin e njohur si “Veteranët”.
Të dy këta, së bashku me 10 të akuzuar tjerë, po akuzohen nga Prokuroria Speciale për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. Ata po akuzohen për kohën sa ishin pjesë e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së UÇK-së.
Mirëpo, se çka kanë deklaruar Çeku e Lushtaku në seancën e së martës, publiku do të mësojë tek pasi që të gjithë të akuzuarit në këtë rast do të përfundojnë dhënien e mbrojtjes së tyre.
Kjo pasi Gjykata Themelore në Prishtinë ka ndaluar publikimin në media të asaj se çka kanë thënë të akuzuarit, gjatë dhënies së mbrojtjes së tyre.
Një vendim të tillë, kryetarja e trupit gjykues, Nushe Kuka-Mekaj, e arsyetoi me faktin se të akuzuarit e tjerë largohen nga salla e gjykimit deri sa një i akuzuar është duke dhënë mbrojtjen, në mënyrë që të mos jenë në dijeni lidhur me përgjigjet e të akuzuarit gjatë marrjes së tij në pyetje, raporton “Betimi për Drejtësi”.
E publikimi në media i dhënies së mbrojtjes së një të akuzuari, sipas gjyqtares, do të pamundësonte një gjë të tillë dhe do të ndikonte edhe në procesin gjyqësor.
Tek pasi që të gjithë të akuzuarit do të përfundojnë dhënien e mbrojtjes së tyre, gjyqtarja tha se do të mund të publikohen deklarimet e të akuzuarve në media.
Ndryshe, të mërkurën ka filluar rishtazi gjykimi në rastin “Veteranët”, pasi që nga seanca e fundit e mbajtur për këtë rast, kanë kaluar më shumë se tre muaj.
Seanca e së mërkurës ka filluar me afërsisht një orë vonesë, pasi që gjykata kishte probleme që të lidhet me të akuzuari Fadil Shurdhaj. Ky i fundit është duke e përcjellë seancën në mënyrë virtuale, për shkaqe shëndetësore.
Pasi që me pëlqimin e të akuzuarve nuk u lexua aktakuza, të gjithë të akuzuarit u deklaruan sërish të pafajshëm.
Po ashtu, prokurori Valdet Gashi dhe të akuzuarit me mbrojtësit e tyre qëndruan prapa fjalës hyrëse që kanë dhënë gjatë këtij gjykimi.
Gjithashtu, edhe dëshmitë e dëshmitarëve dhe provat tjera të administruara u konstatuan të lexuara.
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...