Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pas ngjarjes tragjike që ndodhi mbrëmë në spitalin modular në Tetovë.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj është solidarizuar me familjet që pësuan, kryetaren e Tetovës dhe të gjitha autoritetet shtetërore në Maqedoninë e Veriut, shkruan arbresh.info.
“I trishtuar nga tragjedia në spitalin modular të Tetovës. Në këtë kohë dhembje, jemi bashkë me familjet që pësuan, ndërsa lutemi për shërimin sa më të shpejtë për të gjithë të lënduarit. Solidarizohemi me kryetaren e komunës Teuta Arifi dhe të gjitha autoritetet shtetërore atje, për përpjekjet e tyre në shpëtimin e jetëve”, ka shkruar Haradinaj./arbresh.info/
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë