Prokuroria Themelore në Pejë, sot pritet të bëj kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj personit të dyshuar për vrasjen e rëndë.
Lajmin për Arbresh.info e konfirmoi zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Sot pritet të bëhet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”, tha Nikçi.
Kujtojmë se vrasja është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
I dyshuari është arrestuar pas ngjarjes së rëndë.
Ndërsa prokurorja e rastit tragjik në Pejë, Sahide Gashi, ku dyshohet se i biri e ka vrarë nënën e tij, ka bërë kanë siguruar edhe dëshmitarë okularë të ngjarjes.
Ajo tha se bashkë me forenzikën, prokuroria ka dalë në vendngjarje dhe janë mbledhur të gjitha provat ku shtoi se është urdhëruar edhe autopsia e trupit të tashmë të ndjerës.
“Kemi provuar që të dyshuarin ta marrim në pyetje, por s’ka qenë në gjendje dhe kemi urdhëruar që nesër në prezencë të psikologut dhe avokatit mbrojtës të provohet merret deklarata e të njëjtit”, është shprehur Gashi./Arbresh.info/
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale