Azem Syla dhe 21 të akuzuarit tjerë në rastin “Toka” do të dalin të premten para trupit gjykues vendës në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Në seancën fillestare, sipas Mybera Latifit, sekretare juridike e gjykatësit Beqir Kalludra, do të bëhet leximi i aktakuzave dhe deklarimi i të akuzuarve, raporton KTV.
Gjykimi ndaj ish-deputetit Syla dhe të tjerëve do të nisë nga fillimi, sepse pas shumë shtyrjesh të seancave, në shkurt të këtij viti, EULEX-i e kaloi rastin te vendorët.
Por, vetë prokurori i këtij rasti – pjesë e këtij misioni, Danilo Cecarelli, i cili e kishte ngritur aktakuzën, e pati cilësuar si të gabuar këtë vendim – duke thënë se kalimi i rastit te kosovarët është përfundim i tij.
Derisa ka konfirmuar paraqitjen e klientit të tij në seancë, avokati i të akuzuarit, Fahredin Gashi, ka thënë se me kalimin e rastit te vendorët pret rrjedhë të rregullt të procesit. Avokati Kollçaku, i cili pret që klienti i tij të dalë i pafajshëm nga ky proces, nuk pajtohet me komentet e Cecarellit. Krim i organizuar, pastrim i parave, mashtrim i rëndë, mashtrim në detyrë dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare, marrje e mitos, falsifikim dhe evazion fiskal janë disa prej veprave penale, për të cilat janë të akuzuar të pandehurit në këtë rast. Akuzat kanë të bëjnë me përvetësimin e tokës shoqërore, duke e kthyer atë në pronë private e pastaj duke e shitur te palët e treta.
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit
Sot prezantohen rezultatet përfundimtare të regjistrimit të ...
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë