Rasti “Thaçi dhe të tjerët” me vendim për pjesëmarrjen e viktimave

10:23 | 20 Dhjetor 2024
K.B

Trupi Gjykues në çështjen Thaҫi dhe të tjerët miratoi kërkesën e Mbrojtësit të viktimave për të lejuar një anëtar të ngushtë të familjes të njërës prej viktimave, e cila ka ndërruar jetë së fundmi, të marrë pjesë si viktimë pjesëmarrëse në proces gjyqësor.

“Rrjedhimisht, numri i viktimave pjesëmarrëse në këtë çështje gjyqësore mbetet 154”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuar të Kosovës me seli në Hagë.

Të ngjashme