Në konferencën e 13-të për ecurinë e çështjes në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, mbrojtja e prokuroria kanë vazhduar diskutimin rreth nxjerrjes së materialeve.
Prokurori Mathew Howling ka deklaruar se kanë bërë një kërkesë siç e kanë përmendur në parashtrimet e tyre dhe mbulon 28 materiale që janë sipas rregullës 103 e disa sipas rregullës 102 (3).
“E pranojmë se versioni konfidencial i kërkesës nuk është ende gati, do të përgatitet dhe parashtrohet në të ardhmen e afërt”, tha ai, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Prokurori tha se ka disa materiale që janë të rregullës 107 dhe i kanë përfshirë në aot të rregullës 102 (3) pasi kanë menduar për disa se ekziston mundësia se do të merret autorizimet.
Sa i përket vijës ndarëse, ai tha se materialet e rregullës 107, të cilat mbeten në afatin e 30 shtatorit meqë kanë qenë të përfshira në ato të rregullës 102 (3), ato do të nxjerrjen me 30 shtator përderisa merret autorizimi mjaftueshmërisht më përpara.
Në anën tjetër, avokati Gregory Kehoe që mbron Thaçin tha se po mbahen në errësirë lidhur me këto dokumente dhe ka pasur çështje që lidhen me materialet e rregullës 103, ku janë 28 që i janë nxjerrë gjykatësit e në fakt janë materiale shfajësuese.
“Kur do t merren këto autorizime për materialet sipas rregullës 107, a ka bërë kërkesat prokurori”, tha ai tutje.
Ai tha se të akuzuarit po mbahen në paraburgim qe një kohë të gjatë dhe është përsëri elementi i kohës që po përsëritet i vonesës dhe kjo nuk u ndihmon të çojnë përpara çështjen dhe nuk ndihmon asnjë palë në këtë proces.
Ben Emmerson, avokati i Veselit, deklaroi se kanë përpara afatin e dorëzimit të dosjeve paraprake dhe kanë ndërmend të mbetet afat i pandryshuar.
“Është pika që ndikon në zhvillimin e mëtejshëm të procedurave, nuk duam të kërkohet zgjatje e afatit sepse prokuroria nuk ka përmbushur detyrimet e veta të nxjerrjes së materialeve. Ajo që është problem akut lidhur me materialet e rregullës 107 është padyshim se aty janë përfshirë materiale të rregullës 103, por aty mund të jenë përfshirë edhe përzierje materialesh apo të ndryshme që mund të jenë të rëndësisë së konsiderueshme për trupin gjykues që do të caktohet në këtë çështje”, tha ai tutje.
Ai tha se kolektivisht kanë bërë parashtrim për nevojën e identifikimit se cilat prova janë nga burime të korruptuara dhe dyshimta dhe që lidhen me Serbinë.
“Ky është qëndrimi jonë sa i përket palëve në konflikt, por këto materiale janë të rëndësishme pasi janë nga palë që nuk kanë qenë drejtpërdrejt të përfshira në konflikt. Siç e kemi parashtruar me shkrim, sasia e materialeve për të cilat ende nuk është marrë autorizim dhe ende nuk janë lëshuar është diku rreth 400 dokumente. E kemi të qartë çfarë ndikimi ky lloj dokumentacion mund të ketë, dokumentacion që është nga burime qeveritare apo ndërqeveritare dhe mund t’i jap një farë forme çështjes”, tha ai tutje.
Sipas tij, materiale kyçe ende nuk i janë nxjerrë mbrojtjes.
“Nëse dorëzohen dosjet në fillim të tetorit, mbrojtja do të jetë e dëmtuar nga vet fakti që prokuroria nuk do të mund t’i përmbush detyrimet e nxjerrjes. Nuk mund të ndodhemi në një situatë kur mbrojtja duhet të bëj kërkesa për dorëzimin e një dosje paraprake të ndryshuar në dritën e materialet që do të ipet me vonesë nga prokuroria. Kërkoj që këtë afat aktual ta ndryshoni në një afat për dorëzimin e dosjes paraprake provizore, pra me një formulim të tillë”, tha ai.
Prokurori tha se lidhur me mbrojtjen e Veselit, parashtrimet e sotme me gojë ndryshojnë nga ato me shkrim të paraqitura në paragrafin 20 nga ato me shkrim dhe se mbrojtja ka njoftuar se ka pranuar informacionin e 400 dokumenteve dhe se e ka ditur këtë.
“Sa i përket çështjes së kategorizimit, kategorizimit i materialeve të rregullës 107 është kërkesë që është jashtë detyrimeve të ZPS-së. Mbrojtja nuk është e autorizuar të di asgjë për materialet e rregullës 107 para se ato të autorizohen”, tha ai.
Sipas tij, burimet e materialit 107, po përdoren për të siguruar autorizimet dhe se ka rreth 400 materiale që janë në diskutim dhe ZPS ka nxjerrë 22 mijë materiale unike vetëm gjatë shtatë javëve të fundit dhe kjo është sasi e madhe materialesh.
“Ajo çka thotë mbrojtja e Veselit është spekulative se mbrojtja nuk mund të di se çka është në ato dokumente”, tha tutje ia.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit