“Rasti ‘Pronto’ mund të kthehet në rigjykim”.
Kështu ka bërë të ditur avokati, Besnik Berisha pas shpalljes së aktgjykimit për këtë rast.
“Mundësit janë për rigjykimin por cili do gjykatës do ta dëshmoj se kjo ndejke ka qene selektive”, ka thënë ai.
Berisha gjithashtu e ka quajtur të kapur Prokurorinë.
“Kjo Prokurori mund të quhet e dështuar dhe e kapur”, ka thënë Berisha.
Kujtojmë që pak minuta më parë të akuzuarit për rastin ‘Pronto’ janë shpallur të pafajshëm.
Gjatë shpalljes së aktvendimit u tha se të akuzuarit në mesin e të cilëve ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, ish-ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësise, Besim Beqaj, ish-deputeti i PDK-së, Zenun Pajaziti nuk kanë kryer veprat penale për të cilat janë akuzuar./arbresh.info/
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë