Azem Syla, ish-deputeti i PDK-së ka dalë sot para gjyqit.
Prokurori Danilo Cecareli lidhur me këtë rastë ka thënë se ekzistojnë dy të pandehur të këtij rasti të cilët janë në arrati.
“Ata janë Mustafë Haliti dhe Hajrullah Berisha të cilët janë në arrati dhe urdhëri për arrestimin e tyre tashmë është lëshuar. Që të dy kanë pronarë të atyre provave të cilat tashmë janë konfiskuar. Prania e këtyre dy të pandehurve ka të bëj vetëm me ligjin për kompetencat e zgjeruara”, ka thënë ai, raporton Arbresh.info.
Kryetari i trupit gjykues, Petko Petkov ka thënë se Nuhi Uka është pacient i shtrirë në spital dhe se sipas tij deri me tani gjendja e tij është e jo e mirë.
“I pandehuri nuk është në gjendje të marr pjesë në seanca”, ka theksuar ai.
Prokurori Cacareli ka vazhduar duke thënë se lënda ndaj tij duhet veçuar dhe mund të vazhdojnë si me rastet tjera pa praninë e të akuzuarit.
Kryetari Petkov tha se pasi që prokurori ka dhënë mendimin dhe mbrojtësi i Nuhi Ukës nuk është i pranishëm, trupi gjykues merr vendim që rasti ndaj Nuhi Ukës do të veçohet.
“Ankesa ndaj këtij vendimi nuk është e lejuar”, ka thënë ai.
Avokati i Azem Sylës, Besnik Berisha ka kundërshtuar kërkesen e prokurorit.
“Ne kundërshtojmë kërkesën e prokurorit për veçim të rastit të Nuhi Ukës me këtë rast, i cili gjendet për shërim në Beograd. Kundërshtoj këtë vendim të trupit gjykues për veçim të lëndës, pasi një nga pikat e akuzës që akuzohet Nuhi Uka lidhet me klientin tim, Azem Syla. Dje në mëngjes përderisa isha duke marr pjesë në një gjykim këtu, zyra më ka dorëzuar kërkesën të KGjK-së që ky rast të kaloj tek vendorë”, ka thënë ai./Arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...