Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzën kundër 73 personave, të pandehur lidhur me rastin ‘’Karaçeva’’.
“Sipas aktakuzës, të pandehurit F.L., H.K., S.K., I.S., F.K., A.K., F.Z., R.Th., S.G., S.N., Z.A., N.S., dhe F.K., akuzohen se kanë kryer veprën penale ‘’Kontrabandimi me mallra’’, nga neni 311 paragrafi 4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Po ashtu, edhe të pandehurit D.S., A.Th., A.S., B.S., F.S., A.S., N.K., S.D., B.S., F.S., V.S., L.M., F.V., I.V., S.S., M.S., F.M. dhe B.F., akuzohen për veprën penale ‘’Kontrabandimi me mallra’’, nga neni 311 paragrafi 1 të KPRK-së.
Gjithashtu, të pandehurit E.K., F.S., R.S., N.M., H.Rr., P.Sh., A.D., F.B., A.Th., F.K. dhe L.S., akuzohen për veprën penale ‘’Kontrabandimi me mallra’’, nga neni 311 paragrafi 1 lidhur me nenin 33 të KPRK-së.
Ndërsa, të pandehurit J.H., N.Sh., Sh.K., K.M., U.A., B.Rr., A.H., H.M. dhe J.B., kanë kryer veprat penale ‘’Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve te përfituara me kryerjen e veprës penale’’, nga neni 333 paragrafi 1 dhe ‘’Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor’’, nga neni 261 paragrafi 2 të KPRK-së.
Të pandehurit B.A. dhe B.B., akuzohen për shkak të veprës penale ‘’Blerja pranimi, ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale’’, nga neni 333 paragrafi 1 të KPRK-së.
Të pandehurit N.L., F.L., Xh.K., A.S., A.Th., Y.F., L.G., D.H., I.K., M.L., B.G., Sh.I., M.M., Q.M., M.M, N.R., I.F., A.Th., V.B. dhe S.I., akuzohen se kanë kryer veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’, nga neni 294 paragrafi 2 të KPRK-së”, njofton policia.
Aksioni i policisë dhe Prokurorisë ishte zhvilluar në shtatorin e vitit të kaluar me ç’rast ishin prangosur edhe shumë zyrtarë policorë. /arbresh.info/
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA