Gjinekologu, Fehmi Ahmeti, i dyshuar për ndërprerjen e paligjshme të shtatzënisë së të miturës nga Drenasit në ordinancën e tij private është kthyer në punë.
Kjo pasi, Prokuroria ka marrë vendim për përfundimin e hetimeve ndaj gjinekologut Ahmeti.
Nga Zyra për Informim e Qendres Klinike dhe Universitare të Kosovës, kanë konfirmuar se kanë marr vendim për kthim në vendin e punës deri sa të del një vendim përfundimtar nga organet kompetente.
“Zyra për informim ju konfirmon se doktori për të cilin keni shprehur interesim është kthyer në punë, pasi që Prokuroria ka marr vendim për përfundim të hetimeve. Poashtu, Oda e Mjekëve, ka konfirmuar se doktori në fjalë vazhdon të ketë licencë të punës në lëmin e gjinekologjisë dhe në bazë Ligjit të Punës, ku si institucion jemi të obliguar që brenda gjashtë muajve të larguarin përkohësisht nga puna ta kthejmë në punë ose t’ia nderpresim kontratën e punës. Në këtë rast QKUK ka marr vendim për kthim në vendim e punës deri në një vendim përfindimtar nga organet kompetente”, ka thuhet në përgjigjen e QKUK-së përcjellë Klan Kosova.
Kujtojmë që ndaj të pandehurit i ishte caktuar masa e arrestit shtëpiak prej datës 7 shkurt 2019 deri me datë 6 mars 2019.
Sipas gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri F.A datë. 15 janar 2019 në kundërshtim me Ligjin për ndërprerjen e shtatzënisë, në ordinancën e tij private specialisktike-gjinekologjike ka bërë ndërprerjen e shtatzënisë ndaj të dëmtuarës A.G
Kurti merr pjesë në përurimin e rrugës Nacionale N2 Prishtin...
Sot seanca e përbashkët plenare mes Kosovës dhe Shqipërisë
Moti sot i vranët dhe me shi
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...