Rasti i ri me COVID-19 në Lipjan, punëtore e Postës me lokacion në Prishtinë

23:34 | 10 Qershor 2020
L G

Në Komunën e Lipjanit është rikthyer coronavirusi.

Zëdhënësi i Komunës së Lipjanit Diamant Bytyçi thotë se rasti i fundit në Lipjan ishte regjistruar më 24 prill por që sonte është prishur trendi i mirë.

“Rasti i ri është një grua nga Janjeva që punon në Postën e Kosovës me lokacion në Prishtinë”.

Bytyçi thotë se Komuna e Lipjanit ka marrë masat e nevojshme duke iu dërguar familjes së të prekurës masën e vet izolimit.

“Gjurmimi i kontakteve është përgjegjësi e IKSHPK”, ka thënë ndër të tjera Diamant Bytyçi.

Me këtë rast, numri i përgjithshëm i të prekurve në Lipjan shkon në 14./RTV Dukagjini/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme